Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Demi: 2026 është vit kyç për Kosovën, digjitalizimi dhe arsimi vendosin zhvillimin e dekadës

    January 10, 2026

    Xhamat e ngrirë brenda veturës pse ndodh dhe si ta zgjidhni?

    January 10, 2026

    Cake mbyll aventurën me Shkëndijën, transferohet te Akhmat Grozny

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Demi: 2026 është vit kyç për Kosovën, digjitalizimi dhe arsimi vendosin zhvillimin e dekadës
    • Xhamat e ngrirë brenda veturës pse ndodh dhe si ta zgjidhni?
    • Cake mbyll aventurën me Shkëndijën, transferohet te Akhmat Grozny
    • Një vrasës i dënuar këndoi për Vuçiqin dhe ministrat e Serbisë
    • U zgjodh për herë të parë deputet, reagon këngëtarja Adelina Thaqi: Faleminderit që në një listë reprezentative të LDK-së më dhatë besimin
    • Të gjitha rrugët në Maqedoni janë të kalueshme
    • Xabi Alonso para finales ndaj Barcelonës: Jemi të fokusuar dhe të bindur se mund të fitojmë
    • Hansi Flick: Mbappe më i miri në botë aktualisht, jemi të motivuar për ta fituar trofeun
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » NJË URIM PËR VITIN E RI

    NJË URIM PËR VITIN E RI

    korrektpressBy korrektpressDecember 31, 2025 Agron shala 2 Mins Read
    NJË URIM PËR VITIN E RI
    NJË URIM PËR VITIN E RI
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Poezi nga: W. H. Auden
    Përktheu: Agron Shala

    Në këtë ditë të cilën tradita na ka caktuar
    për të bërë bilancin e jetës sonë,
    përshëndetje për të gjithë ju, mikroorganizma:
    baktere, viruse,
    aerobë dhe anaerobë.
    Gëzuar Vitin e Ri
    të gjithëve për të cilët ektoderma ime
    është si Toka e Mesme për mua.

    Për krijesa të përmasave tuaja ofroj
    zgjedhje të lirë vendbanimi,
    prandaj vendosuni në atë zonë
    që ju përshtatet më mirë, në pellgjet
    e poreve të mia, ose në pyjet tropikale
    të nënsqetullave dhe ijëve,
    në shkretëtirat e parakrahëve të mi,
    ose në pyjet e freskëta të lëkurës së kokës.

    Ndërtoni koloni: unë do t’ju ofroj
    ngrohtësi dhe lagështi të mjaftueshme,
    sebumin dhe lipidet që ju nevojiten,
    me kusht që të mos më bezdisni
    me praninë tuaj,
    por të silleni si mysafirë të mirë,
    pa shpërthyer në akne,
    infeksion të shputave apo lungë.

    A ndikon gjendja ime e brendshme
    në sipërfaqet ku ju banoni?
    A shënojnë çrregullimet e paparashikueshme shpirtërore
    rënien time të shpejtë
    nga ditët kur mendja është e kthjellët
    dhe vijnë mendimet e rëndësishme,
    tek ato ditë të hidhura kur s’ndodh asgjë,
    askush nuk më thërret në telefon dhe bie shi?

    Më pëlqen të mendoj se krijoj
    një botë jo të pamundur,
    por Eden nuk mund të jetë:
    lojërat e mia, veprimet e qëllimshme,
    mund të kthehen në katastrofa për ju.
    Po sikur të ishit krijesa fetare,
    si do t’i arsyetonit dramat tuaja
    dhe vuajtjet e pamerituara?

    Me çfarë mitesh do t’i shpjegonin priftërinjtë tuaj
    uraganet që ndodhin
    dy herë në çdo njëzet e katër orë
    sa herë që vishem ose zhvishem
    kur, kapur pas keratinës,
    qytete të tëra treten
    dhe zhduken në hapësirë, ose nga përmbytja
    që djeg për vdekje kur lahem?

    Pastaj, herët a vonë, do të vijë
    një Ditë Apokalipsi,
    kur lëkura ime bëhet
    tepër e ftohtë, tepër e ndyrë për ju,
    tunduese për grabitqarë
    të një lloji më të egër, dhe unë
    zhvishem nga justifikimet dhe aureola,
    i shkuar, i nënshtruar ndaj gjykimit.

    __________

    Lexo po ashtu nga: W. H. Auden
    – Epitaf për një tiran
    – 1 shtator 1939

    TË TJERA

    Filozofi i krenarisë

    PËR DITËLINDJE

    LEXO GJITHASHTU

    Demi: 2026 është vit kyç për Kosovën, digjitalizimi dhe arsimi vendosin zhvillimin e dekadës

    January 10, 2026

    Xhamat e ngrirë brenda veturës pse ndodh dhe si ta zgjidhni?

    January 10, 2026

    Cake mbyll aventurën me Shkëndijën, transferohet te Akhmat Grozny

    January 10, 2026

    Një vrasës i dënuar këndoi për Vuçiqin dhe ministrat e Serbisë

    January 10, 2026
    TË TJERA

    U zgjodh për herë të parë deputet, reagon këngëtarja Adelina Thaqi: Faleminderit që në një listë reprezentative të LDK-së më dhatë besimin

    January 10, 2026

    Të gjitha rrugët në Maqedoni janë të kalueshme

    January 10, 2026

    Xabi Alonso para finales ndaj Barcelonës: Jemi të fokusuar dhe të bindur se mund të fitojmë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.