KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trajneri i njohur spanjoll favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Man United

Trajneri i njohur spanjoll favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Man United

E ardhmja e stolit të Manchester Unitedit ka hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për trajnerin Michael Carrick.

Sipas raportimeve, Cesc Fabregas është një prej opsioneve serioze që po merret në konsideratë nga “Djajtë e Kuq”, në rast se klubi vendos ta shkarkojë Carrickun nga posti i trajnerit të ekipit të parë.

Pozita e Carrickut në “Old Trafford” është bërë tejet delikate.

Sipas raportimit të Indykaila, bordi i klubit i ka dhënë trajnerit një ultimatum të kushtëzuar deri në pushimin e ardhshëm të nëntorit për kombëtaret, me synimin që të përmbysë krizën e rezultateve dhe ta rikthejë skuadrën në rrugën e duhur.

Nëse rezultatet dhe grumbullimi i pikëve nuk përmirësohen ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, aventura e ish-mesfushorit anglez në stolin e Manchester Unitedit mund të përfundojë para kohe.

Në anën tjetër, interesimi për Fabregasin lidhet me progresin e tij të dukshëm në aspektin taktik dhe metodologjik në rolin e trajnerit në futbollin evropian, paraqitje që thuhet se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Manchester Unitedit.

Kështu, ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës mund të bëhet një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, nëse Carrick nuk arrin ta ndryshojë situatën në javët e ardhshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.