KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kryeministri i Samoas kërkon falje pasi del në dritë një video me përshëndetjen naziste

Kryeministri i Samoas kërkon falje pasi del në dritë një video me përshëndetjen naziste

Kryeministri i Samoas, La’auli Leuatea Schmidt, ka kërkuar falje pasi një video e paparë më parë e shfaqte atë duke udhëhequr një përshëndetje naziste dhe duke thënë “Heil Hitler” gjatë një takimi familjar.

Schmidt e bëri këtë deklaratë pendese të hënën, pasi gazeta vendase “Samoa Observer” publikoi një ditë më parë videon shtatë-sekondëshe.

Pamjet janë regjistruar gjatë një takimi familjar të familjes Schmidt në ishullin Savai‘i në korrik të vitit 2007, kur ai ishte deputet dhe nënkryetar i parlamentit.

Në video, Schmidt mban një mikrofon ndërsa udhëheq një thirrje entuziaste me grupin, para se t’u kërkojë të pranishmëve të ngrenë dorën e djathtë dhe të thonë “Heil Hitler”.

Rreth një duzinë njerëzish që dukeshin në video duket se e ndjekin atë në këtë veprim.

“Radio New Zealand” deklaroi se e kishte verifikuar në mënyrë të pavarur videon përmes korrespondentit të saj në Samoa.

Schmidt, udhëheqësi i një shteti ishullor në Paqësor, tha të hënën se fjalët dhe gjesti ishin të papërshtatshme, pavarësisht qëllimit të takimit, dhe kërkoi falje për ofendimin që ato mund të kishin shkaktuar.

“Unë e refuzoj nazizmin, antisemitizmin, racizmin dhe të gjitha format e ekstremizmit politik”, theksoi ai, duke shtuar se ky episod nuk pasqyronte bindjet e tij apo vlerat e qeverisë dhe popullit të Samoas.

Kërkesa për falje erdhi pas kritikave nga akademikë të kontaktuar nga “Samoa Observer”.

Richard Evans, historian i Gjermanisë naziste, i tha “Samoa Observer” përmes emailit se pamjet ishin “tronditëse dhe shqetësuese”.

Gazeta citoi gjithashtu Anne-Marie Brady-n, akademike në Universitetin e Canterbury-t, e cila tha se Schmidt duhet të japë shpjegime dhe të kërkojë falje.

Schmidt, i cili mori detyrën e kryeministrit në vitin 2025, ka shprehur hapur dhe fuqishëm mbështetjen e tij për Izraelin.

Ai mbajti veshur shallin hebre të lutjes gjatë ceremonisë së betimit.

Gjithashtu, ai është zotuar se do të hapë një ambasadë të Samoas në Jerusalem para fundit të vitit 2026; një hap ky që është ndërmarrë vetëm nga një numër i vogël vendesh, për shkak të statusit të kontestuar të qytetit dhe pretendimeve palestineze për ta bërë Jerusalemin Lindor kryeqytet të një shteti të ardhshëm.

Në deklaratën e tij të së hënës, Schmidt tha se e konsideronte çështjen e diskutueshme si të zgjidhur dhe se do të përqendrohej te sfidat ekonomike e sociale të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.