KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Nobeli për Mjekësi 2026 u jepet tre shkencëtarëve për zbulimet në optogjenetikë

Nobeli për Mjekësi 2026 u jepet tre shkencëtarëve për zbulimet në optogjenetikë

Çmimi Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2026 iu është dhënë Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel, për zbulimet e tyre mbi kanalet jonike të kontrolluara nga drita dhe zhvillimin e optogjenetikës.

Akademia e shpalli çmimin të hënën, duke shënuar edhe nisjen e sezonit të Çmimeve Nobel për këtë vit, transmeton Telegrafi.

Optogjenetika është një fushë që mundëson kontrollimin e aktivitetit të qelizave, veçanërisht neuroneve, duke përdorur dritën. Zbulimet e tre shkencëtarëve kanë ndihmuar në avancimin e kërkimeve mbi funksionimin e trurit dhe sistemit nervor.

Çmimi për Mjekësi është i pari nga Çmimet Nobel që do të shpallen këtë javë. Në ditët në vijim do të bëhen të ditur edhe fituesit në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe.

Vitin e kaluar, Nobeli për Mjekësi iu dha amerikanëve Mary Brunkow dhe Fred Ramsdell, si dhe japonezit Shimon Sakaguchi, për zbulimet mbi tolerancën imune periferike.

Ceremonitë e ndarjes së Çmimeve Nobel do të mbahen më 10 dhjetor në Stokholm të Suedisë, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimeve, Alfred Nobel.

Secili çmim këtë vit shoqërohet me një shpërblim prej 12 milionë korona suedeze, rreth 1.1 milion euro ose 1.2 milionë dollarë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.