KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali mposht me poker golash Aston Villën në ‘Emirates’

Arsenali mposht me poker golash Aston Villën në ‘Emirates’

Arsenal dhuroi një paraqitje autoritare, duke mposhtur Aston Villën në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier me rezultatin e thellë 4-1, në një ndeshje ku vendasit treguan qartësisht diferencën në cilësi, ritëm dhe efikasitet

Pjesa e parë u karakterizua nga raste në të dyja krahët. Aston Villa humbi një mundësi të artë në minutën e 13-të, kur Ollie Ëatkins dështoi të shfrytëzonte një pasim ideal brenda zonës.

Nga ana tjetër, Arsenal iu afrua golit disa herë me Viktor Gyökeres, i cili në minutën e shtatë dhe më pas në të 36-tën dërgoi topin vetëm pak centimetra jashtë portës.

Zhbllokimi i ndeshjes erdhi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 48-të, pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Bukayo Saka, Gabriel reagoi më shpejt në zonë dhe shënoi për 1-0.

Arsenal vazhdoi presionin dhe në minutën e 52-të dyfishoi avantazhin. Martin Odegaard shërbeu saktë në zonë, ndërsa Martin Zubimendi finalizoi me qetësi për 2-0, duke vendosur kontrollin total të ndeshjes në duart e “Topçinjve”.

Skuadra e Mikel Artetës nuk u ndal me kaq. Pas një pritjeje spektakolare të Emiliano Martinez ndaj Ødegaard në minutën e 66-të, erdhi momenti më i bukur i takimit.

Në minutën e 69-të, Leandro Trossard realizoi një volej të mrekullueshëm nga jashtë zone pas asistit të Jurrien Timber, duke e çuar rezultatin në 3-0. Edhe ky gol kaloi filtrin e VAR-it dhe u pranua pa shkelje.

Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 79-të, kur Gabriel Jesus, i futur si zëvendësues, përfitoi nga një aksion i shpejtë ofensiv dhe shënoi për 4-0.

E tëra çfarë mund të bënin mysafirët ishte një gol nderi nga Ollie Watkins që realizoi për 4-1 në minutën e 93-të të takimit.

Pas kësaj fitoreje Arsenali shkon në kuotën e 45 pikëve dhe mban kryesimin në tabelë, me pesë më shumëse Man City në pozitën e dytë që ka 40 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.