Kombëtarja e Irlandës e ka humbur rastin për ta marrë vendin e dytë në grupin B, duke u ndalur në një barazim me Izraelin.
Shkaku i situatës, Irlanda kishte kërkuar që përballja me Izraelin të zhvillohet në një vend neutral në mënyrë që të mos kishte tensione, kësisoj UEFA e zgjodhi Serbinë si shtet, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1-1.
Irlanda e nisi fuqishëm për të rrezikuar disa herë me Molumby dhe Parrott mirëpo dështuan t’i finalizojnë.
Ishte Parrott faktikisht që e zhbllokoi epërsinë për të realizuar nga pika e bardhë (39’).
Izraeli sidoqoftë u këndell në pjesën e dytë përmes Dor Peretz që shënoi një gol të bukur (47’).
Mysafirët faktikisht ishin më të mirë në këtë pjesë, ku goditën edhe shtyllën por dështuan t’i konkretizojnë.
Kësisoj, Irlanda pas katër xhirove ka pesë pikë, aq sa ka Kosova ndërsa Izraeli qëndron në fund me dy sosh./Telegrafi/