KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Lojtarët janë të mërzitur”, Franco Foda i thotë të gjitha: Besoj se kualifikohemi në Evropian

“Lojtarët janë të mërzitur”, Franco Foda i thotë të gjitha: Besoj se kualifikohemi në Evropian

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se është i lumtur me pikën e fituar dhe beson plotësisht që do të kualifikohemi në Evropian.

Ai përmendi faktin se Austria renditet në top 23 të botës, kurse shpjegoi se lojtarët kanë qenë të mërzitur.

“Lojë defenitivisht e mirë, e madhe. Atë që kërkova nga lojtarët e treguan në fushë. Jam shumë i kënaqur me ekipin, secilin prej tyre. Pas 1-0 e kishim rastin për të shënuar edhe golin e dytë”.

“Ajo që pritëm një fitore të madhe, nuk ndodhi, por është si është. Po, kjo është situata. Lojtarët janë paksa të mërzitur, por të shohim kështu para dy viteve do të ishim të lumtur me një barazim, ndërsa sonte janë të mërzitur”.

“Kjo do ta shtyjë secilin lojtar më përpara sepse Austria është kombëtare e madhe. Renditet në vendin e 23-të te FIFA dhe kështu pres shumë nga lojtarët që në të ardhmen të marrim pse jo një fitore”, deklaroi ai për “Klan Kosova”.

Ndër të tjera, tekniku gjerman i dha notës secilës lojë si dhe shtoi se “Dardanët” munden të kualifikohen në Evropian.

“Si do ta vlerësoje secilën ndeshje? Ndaj Austrisë 1sh, pra shumë mirë. Ndaj Irlandës 1sh. Me Izraelin 3sh, kurse me Austrinë në Vjenë 4sh”.

“Kualifikimi në Evropian? Besoj, përndryshe nuk do të ishte trajner”./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.