KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Brukseli i vlerësoi pozitivisht reformat, vendi ka marrë 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

VLEN: Brukseli i vlerësoi pozitivisht reformat, vendi ka marrë 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

VLEN mirëpret vlerësimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin në zbatimin e Planit të Rritjes.

Gjatë vizitës në Shkup, ajo e cilësoi këtë përparim mbresëlënës dhe paralajmëroi pagesa tjera në javët në vijim, krahas 140 milionë eurove që Maqedonia e Veriut ka marrë deri tani, thanë VLEN në një postim në Facebook.

Këto mjete janë rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të institucioneve për përmbushjen e detyrimeve të marra.

Ministria për Çështje Evropiane, e drejtuar nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, koordinon zbatimin e Agjendës së Reformave dhe ndjek ecurinë e punës së institucioneve.

Për ne, ky vlerësim është arsye më shumë për ta vazhduar punën dhe për t’i përmbushur në kohë detyrimet e radhës.Po ashtu, mirëpresim përpjekjet e Brukselit për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, si presim që të tejkalohen pengesat, në mënyrë që vendi të përparojë në negociatat me Bashkimin Evropian, thanë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.