Sot në oborrin e Biblotekës Kombëtare në Prishtinë një veturë është djegur.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
Në përgjigjen e dhënë, nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.”, tha ai.
Sipas Indeksonline, vetura që u gjet e djegur mëngjesin e sotëm, në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

