KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mickoski: Kërkuam takim me autoritetet bullgare, refuzimi nuk do të ishte veprim i mençur

Mickoski: Kërkuam takim me autoritetet bullgare, refuzimi nuk do të ishte veprim i mençur

Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerësoi si konstruktiv propozimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një takim të drejtpërdrejtë me autoritetet në Bullgari.

Mickoski tha se për këtë propozim nëse do të kishte një refuzim, nuk do të ishte veprim i mençur.

“ Nëse e refuzojnë, atëherë edhe një herë do të konfirmohen të gjitha ato teza që ne i kemi dhe për të cilat jemi të shqetësuar. Nuk pres një gjë të tillë, nuk do të ishte e mençur ta refuzonin. Por, në rregull, kjo është vendim i tyre sovran, nuk është vendim yni”, deklaroi Mickoski.

Ai tha se kishte marrë një këshillë konstruktive nga presidentja e Komisionit Evropian, që t’i kërkojë ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të kërkojë një takim në margjinat e takimit kushtuar Korridorit 8.

“Unë e bëra këtë, sepse vlerësoj se presidentja ishte absolutisht në të drejtë kur e propozoi këtë. Ministri kërkoi takim. Tani mbetet në dorë të fqinjit tonë lindor të vendosë se çfarë do të bëjë më tej”, theksoi Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.