Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të emërojë Jay Clayton, drejtorin e inteligjencës kombëtare (DNI), si “carin” e Inteligjencës Artificiale, raportoi CNN, duke cituar dy burime të njohura me diskutimet.
Muajin e kaluar, Trump tha se planifikonte të emëronte një këshilltar të inteligjencës artificiale, të njohur si një “car i Al” dhe të krijonte një “forcë të Al”, megjithëse nuk dha detaje rreth asnjërës iniciativë apo mënyrës se si do të zbatoheshin ato.
Kjo është hera e dytë që Trump emëron një këshilltar për të mbikëqyrur vendimet që lidhen me Al.
Biznesmeni David Sachs e mbajti këtë rol në fillim të mandatit të dytë të Trumpit, përpara se të largohej nga ekipi i tij.
Sachs vazhdon ta këshillojë Trumpin mbi Al.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur studiuesit kryesorë të Al kanë paralajmëruar për rreziqet e mëdha që ajo paraqet, ndërsa ligjvënësit demokratë dhe republikanë po reagojnë me shqetësim dhe po bëjnë thirrje për më shumë veprime.
Megjithatë, mes shqetësimeve, Trump ka minimizuar vazhdimisht rreziqet e mundshme nga përhapja e Al dhe ka argumentuar se rregullimi shtesë është i panevojshëm – pavarësisht frikës në rritje midis ligjvënësve në Uashington dhe globalisht në lidhje me rreziqet që paraqet teknologjia. /Telegrafi/