Shqipëria të premten do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës.
Pas orëve të pasdites mot përsëri kryesisht i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

