Mesfushori i Hoffenheimit Leon Avdullahu thotë se Kosova nuk e meritoi fitoren.
Ai deklaroi se Kosovës i mungoi Vedat Muriqi, i cili shkaku i lëndimit nuk ishte në gjendje të luajë ndaj Izraelit.
Për “Klan Kosova”, Avdullahu shtoi se “Dardanët” duhet të fokusohen te Austria dhe të marrim vendin e parë në grup.
“Fitorja s’kishë pas me qenë e merituar. Ka qenë lojë e barabartë, kështu që morëm një pikë”.
“Vedati është lider, si në fushë dhe jashtë fushës. Kur është lider, gjithnjë të mungon Vedati”.
“Austria? Lojë e vështirë, por besoj që duhet të përgatitemi dhe rikuperohemi. Të fokusohemi te Austria. Objektivi? Duhet të jemi pozitiv, për mua synimi është vendi i parë”.
Përndryshe, përballja mes Kosovës dhe Austrisë do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00./Telegrafi/