Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se pa ndërhyrjen dhe mbështetjen e tij politike, Arabia Saudite dhe Izraeli nuk do të ekzistonin në formën që njihen sot.
“Po të mos isha president, Arabia Saudite nuk do të ishte këtu tani. As Izraeli. Do të ishin zhdukur nga faqja e dheut”, tha ai.
Deklarata përmban një vlerësim të fortë mbi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe të administratës së tij në mbështetjen e dy aleatëve të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.
Trump nuk dha më shumë detaje për kërcënimet apo zhvillimet konkrete të cilave iu referohej, ndërsa deklarata vjen në një periudhë të tensionuar për sigurinë dhe marrëdhëniet në Lindjen e Mesme.
Ndryshe, administrata Trump vitin e kaluar njoftoi një paketë tregtare me vlerë rreth 142 miliardë dollarë.
Ajo përfshinte mbrojtjen ajrore dhe raketore, sigurinë detare e kufitare, modernizimin e forcave tokësore, sisteme komunikimi, trajnim dhe mbështetje. /Telegrafi/