Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të fundit në SHBA është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.
Foton e përbashkët me presidentin Trump, ku është edhe bashkëshortja e kryeministrit, Mickoski e ka publikuar sonte.
“Maqedonia dhe SHBA, partneritet i bazuar në mirëbesim, mbështetje dhe miqësi”, ka shkruar kryeministri Mickoski me rastin e publikimit të fotos së përbashkët me presidentin Trump.