KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rutte me mesazh të prerë drejt Putinit: Nuk mund të na përçan rreth Ukrainës

Rutte me mesazh të prerë drejt Putinit: Nuk mund të na përçan rreth Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Kremlini po përpiqet të përçajë aleatët dhe t’i pengojë ata të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Kremlini po përpiqet të na përçajë dhe të na zmbrapsë nga mbështetja për Ukrainën. Mesazhi ynë është i qartë: ruani qetësinë, vazhdoni përpara dhe vazhdoni mbështetjen për Ukrainën”, tha Rutte.

Ai theksoi se pasojat e luftës nuk po i përjeton vetëm Ukraina, por edhe Rusia.

“E gjithë Rusia po paguan një çmim të madh për luftën që ai ka zgjedhur”, deklaroi kreu i NATO-s, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Shefi i aleancës tha se dhjetëra mijëra të rinj rusë po dërgohen drejt vdekjes çdo muaj dhe e kritikoi udhëheqjen ruse për vazhdimin e luftës.

Sipas tij, Rusia nuk po arrin objektivat e saj në fushëbetejë dhe përpjekjet për të frikësuar vendet që mbështesin Ukrainën nuk kanë pasur sukses.

“Ai po dështon në fushëbetejë dhe po dështon të na frikësojë”, tha Rutte.

Ndryshe, mediat perëdimore kanë raportuar se mbi një milion ushtarë rusë kanë vdekur në përpjekjet për pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.