Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendosjes së një flamuri të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendosja e simbolit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë është bërë pas protestës së mbajtur të enjten në Prishtinë.
“Sonte, pas protestës popullore, ndërtesa e Qeverisë qenka mbuluar me simbolin e UÇK-së.
Mirë shumë.
Por, ka 16 ditë e 16 net që sheshet po buçasin anë e kënd Kosovës, e kudo në diasporë ku ka shqiptarë: Jo në Emrin Tim.
Dhe kërkesa drejtuar Albin Kurtit është e qartë: silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni. Pa humbur kohë.
UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe.
Vepra, Albin. Jo fjalë”, ka shkruar Çitaku./Telegrafi/