KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

LSDM: Stoilkoviq është bashkëpunëtor i BIA-s, të shkarkohet sepse po zbaton agjendën serbo-ruse

LSDM: Stoilkoviq është bashkëpunëtor i BIA-s, të shkarkohet sepse po zbaton agjendën serbo-ruse

LSDM-ja ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të pushtetit lokal, Ivan Stoilkoviq, i cili, sipas kësaj partie, po e zbaton agjendën serbo-ruse.

“Kësaj radhe në Manastir, përkrah Milica Gjurgjeviq Stamenkovskit- Zavetnica, ministre në qeverinë teknike të Serbisë, ish-radikale e Sheshelit, ajo i quan forcat e NATO-s “imperialistë të NATO-s” dhe thotë se kanë dashur ta rrethojnë Rusinë, pretendon se në Kiev ishin vendosur “pushtete kukulla“ dhe se Rusia ishte „e detyruar“ të ndërmerrte aksion kundër neonazizmit.

Ajo deklaroi publikisht: në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid. Kjo është në kundërshtim me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare. Për Ratko Mlladiqin thotë: gjeneral i Republikës Serbe, njeri që e mbronte popullin. Mlladiqi është kriminel lufte i dënuar. Kjo nuk është histori. Kjo është politikë që relativizon krimet dhe i thellon ndarjet.”, thekson LSDM.

Sipas partisë opozitare: “Stoilkoviqi nuk qëndron rastësisht pranë saj.

“Bashkëpunëtor i BIA-s. Ministër që punon për interesa ruse dhe kineze.”, thekson LSDM-ja, e cila e kritikon Stoilkoviqin edhe për pjesëmarrje në fushatën e SNS-së, së Aleksandar Vuçiqit në Serbi dhe regjistrimin e shtetasve të Maqedonisë për të votuar në Serbi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.