KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia: Mjeti i dyshuar në Prishtinë, mendohet se është lëshuar nga ajri

Policia: Mjeti i dyshuar në Prishtinë, mendohet se është lëshuar nga ajri

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 17:00, ka pranuar një informacion për një mjet të dyshuar të vërejtur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Pas pranimit të informatës, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, përfshirë evakuimin e qytetarëve dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, i cili ka bërë trajtimin profesional, të sigurt dhe të kontrolluar të mjetit të dyshuar.

Sipas Policisë, dyshohet se mjeti mund të jetë lëshuar nga ajri.

Policia ka bërë të ditur se ekzaminimet e mëtejme do të vazhdojnë, me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe vigjilencën e treguar, duke i ftuar që çdo rast apo informacion lidhur me mjete të dyshuara ta raportojnë menjëherë në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit digjital të Policisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.