KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Refuzohet propozimi i LSDM-së për pagën minimale 600 euro

Refuzohet propozimi i LSDM-së për pagën minimale 600 euro

Projektligji i LSDM-së që paga minimale të jetë 600 euro, pasi deputetët e pushtetit në Komisionin për Çështje Ekonomike nuk i dhanë mbështetje zgjidhjes së propozuar ligjore.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se rritja e pagës minimale është e nevojshme për qytetarët në kohë krize.

“Në këtë krizë me çmimet e karburanteve mbi 100 denarë, e cila nuk dihet se edhe sa kohë do të zgjasë, me produkte kaq të shtrenjta, ndërsa ne kemi produkte edhe nga shporta bazë e konsumit më të shtrenjtë se në Gjermani, dhe standardin më të ulët edhe në rajon edhe në Evropë. Qytetarët nuk mund t’ia dalin dot. Asnjë masë, asnjë pako masash në periudhën e kaluar. Do të ketë trazira sociale në shtet nëse pushteti vazhdon të sillet kështu në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Filipçe.

Ai tha se paga minimale aktuale është 26 mijë denarë, që është pak më shumë se gjysma e pagës mesatare, e cila është 48.500 denarë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.