Amber Heard ka ndarë një nga pamjet e rralla nga jeta e saj e re në Spanjë.
Aktorja 40-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi nga restoranti i famshëm El Celler de Can Roca në Girona, i vlerësuar me tre yje Michelin.
Në fotografi shihet duke parë menunë e verërave, ndërsa shkroi me humor se ishte një menu sipas shijes së saj.
Prej largimit nga Los Angeles, Heard ka mbajtur një profil më të tërhequr dhe ka ndarë pak detaje nga jeta private.
Ajo jeton në Madrid dhe po rrit e vetme tre fëmijët e saj.
Vajza e parë, Oonagh, lindi në vitin 2021, gjersa në vitin 2025 bëri të ditur se ishte bërë nënë edhe e binjakëve, Oceana dhe Agnes.
Heard ka deklaruar më herët se vendosi të bëhej nënë ‘vetë dhe sipas kushteve të saj’.
Pas largimit nga ShBA-ja, fillimisht jetoi në Mallorca e më pas u vendos në Madrid.
Në vitin 2024 u raportua se kishte blerë një shtëpi rreth 1.5 milionë euro në lagjen Chamartin.
Ndërkohë, ka mësuar spanjisht dhe është parë shpesh me vajzën e saj në qytet.Heard duket se ka krijuar një rutinë më të qetë larg Hollywood-it.
Ajo merret edhe me aktivitet fizik dhe së fundmi publikoi fotografi pasi përfundoi një garë vrapimi prej 10 kilometrash në Madrid.
Jeta e saj në Spanjë erdhi pas periudhës së vështirë që pasoi procesin gjyqësor me Johnny Depp në vitin 2022.
Pas një beteje ligjore të ndjekur gjerësisht nga publiku, ish-bashkëshortët arritën një marrëveshje në dhjetor 2022. /Telegrafi/