Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas takimit, Kurti dhe Von der Leyen pritet të mbajnë konferencë për media.
Para takimit me kryeministrin, Von der Leyen u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë vjen në një periudhë të ndjeshme politike, pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Lidhur me këtë çështje, disa qytetarë protestuan kundër Von der Leyen pas mbërritjes së saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.