Komuna e Prishtinës ka njoftuar se disa linja të transportit publik urban do të devijohen përkohësisht, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”.
Sipas njoftimit të Komunës, devijimi nis sot nga ora 14:00 dhe do të jetë në fuqi deri në njoftimin e radhës.
Linjat 4, 3B dhe 10 do të devijohen nëpër rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa linja 6 do të qarkullojë nëpër rrugët UÇK – Tirana – Garibaldi – Ukshin Hoti.
Komuna ka bërë të ditur se ndryshimet në qarkullim lidhen me marshin e paralajmëruar dhe se për shkak të tyre mund të ketë vonesa në transportin publik urban.
“Për shkak të marshit dhe ndryshimeve të përkohshme në qarkullim, mund të ketë edhe vonesa në transportin publik urban”, thuhet në njoftim.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim gjatë kohës së devijimit të linjave. /Telegrafi/