Këngëtarja koreano-amerikane, Rei Ami, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e MTV Video Music Awards në Los Angeles me një veshje shumë provokuese, të krijuar nga shirita të ngushtë lëkure që ngjanin me gjethe dhe petale.
Ajo e kompletoi pamjen me bizhuteri argjendi, flokë të ngritur dhe grim në stilin e yjeve të viteve 2000.
Në një intervistë për Extra TV, Rei tha se synonte të dukej seksi dhe joshëse.
Rei Ami
Ajo përmendi gjithashtu fustanin ikonë që Lady Gaga veshi në MTV VMA 2010.
Ami ishte e nominuar për ‘Këngën e Vitit’ me “Golden” nga KPop Demon Hunters, së bashku me HUNTR/X, EJAE dhe Audrey Nuna.
Rei Ami
Çmimin, megjithatë, e fitoi BTS me “SWIM”.
Karrierën e nisi si artiste e pavarur dhe fitoi më shumë vëmendje në vitin 2019 me këngët “MAKE IT MINE”, “SNOWCONE” dhe “DICTATOR”.
Rei Ami
Në vitin 2020 pati një sukses më të madh ndërkombëtar pas pjesëmarrjes në këngën “Freak” të Sub Urban, teksa në 2021 publikoi albumin e saj debutues “FOIL”. /Telegrafi/
Rei Ami
Rei Ami