Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    PLD: Maqedonisë i duhen vetëm 90 deputetë dhe 15 ministri funksionale

    January 9, 2026

    Regjimi në Iran po kërcënon protestuesit me ekzekutime dhe të shtëna masive

    January 9, 2026

    Arsenali po përgatitet një ofertë të majme prej 74 milionë eurosh për yllin e Newcastle

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • PLD: Maqedonisë i duhen vetëm 90 deputetë dhe 15 ministri funksionale
    • Regjimi në Iran po kërcënon protestuesit me ekzekutime dhe të shtëna masive
    • Arsenali po përgatitet një ofertë të majme prej 74 milionë eurosh për yllin e Newcastle
    • PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora
    • P Diddy i kërkon falje Trumpit në letër, presidenti amerikan thotë nuk do t’ia pranojë
    • Senegali me mund eliminon Malin, avancon në gjysmëfinale
    • Zyrtarët amerikanë arrijnë në Venezuelë për herë të parë që nga kapja e Maduros
    • Sot e ditëve në vazhdim, vendkalimi kufitar Evzoni do të ketë bllokadë gjashtëorëshe nga bujqit grek
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Pse fëmijët e talentuar shpesh nuk bëhen të rritur të suksesshëm

    Pse fëmijët e talentuar shpesh nuk bëhen të rritur të suksesshëm

    korrektpressBy korrektpressDecember 29, 2025 Fëmijët 2 Mins Read
    Pse fëmijët e talentuar shpesh nuk bëhen të rritur të suksesshëm
    Pse fëmijët e talentuar shpesh nuk bëhen të rritur të suksesshëm
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Studimet e reja tregojnë se ajo që quajmë “talent i hershëm” shpesh nuk është çelësi i suksesit afatgjatë, përkundrazi, mund të jetë pengesë

    Sipas ekspertëve, qasjet më të përdorura në arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve të talentuar shpesh bazohen në supozime të pasakta.

    Hulumtimet e mëhershme mbi talentin dhe ekspertizën tek fëmijët janë mbështetur në korniza tradicionale, duke supozuar se arritjet varen nga shenjat e hershme të suksesit në shkollë, garat sportive apo aktivitetet muzikore, të kombinuara me aftësi si inteligjenca, koordinimi fizik apo muzikaliteti.

    Megjithatë, studime më të reja, të udhëhequra Arne Güllich, profesor i shkencave sportive në RPTU Kaiserslautern-Landau, sugjerojnë se kjo nuk është rruga më e mirë për të zhvilluar fëmijë që do të jenë të suksesshëm në planin afatgjatë, raporton SciTechDaily, përcjell Telegrafi.

    “Studimet tradicionale mbi suksesin dhe ekspertizën nuk e kanë trajtuar mjaftueshëm pyetjen se si janë zhvilluar individët e suksesshëm gjatë fëmijërisë së hershme. Grupi që kemi analizuar përfshinte fitues të Çmimit Nobel në shkencë, medalistë olimpikë, shahistë elitarë botërorë dhe interpretues kryesorë të muzikës klasike”, thekson Güllich.

    Një gjetje veçanërisht domethënëse është se fëmijët që arrijnë rezultatet më të mira në moshë të re shpesh nuk janë ata që më vonë arrijnë suksesin më të madh në jetë. Për më tepër, individët që më pas u bënë shumë të suksesshëm nuk u fokusuan herët vetëm në një disiplinë të vetme.

    Përkundrazi, ata eksploruan një gamë të gjerë aktivitetesh, nga lëndët akademike, te stile të ndryshme muzikore dhe sporte të ndryshme.

    Bazuar në këto të dhëna, studiuesit nxjerrin disa rekomandime kyçe. E para dhe më e rëndësishmja është provimi i sa më shumë disiplinave. Kjo rrit gjasat që fëmija, me kalimin e kohës, të gjejë fushën që i përshtatet më së miri.

    “Ata që arrijnë të gjejnë disiplinën optimale për veten zhvillojnë potencial më të madh për të mësuar gjatë gjithë jetës, kanë rrezik më të ulët nga faktorët që mund të ndërpresin karrierën dhe shanse më të mira për të arritur rezultate të nivelit të lartë”, shpjegon Güllich.

    Prandaj, studiuesit këshillojnë prindërit dhe edukatorët që t’i inkurajojnë të rinjtë të provojnë aktivitete të ndryshme, duke u dhënë hapësirë për eksplorim, jo presion për specializim të hershëm. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

    Pse fëmijët shpesh i gënjejnë prindërit e tyre, kushtojini vëmendje këtyre sjelljeve

    Nëse fëmija juaj i ka këto 11 zakone, keni bërë një punë të shkëlqyer si prind

    Cilësitë që e bëjnë një grua një nënë të shkëlqyer

    Disa gabime të zakonshme disiplinore që bëjnë prindërit, sipas psikologëve

    Cilat vende evropiane po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?

    A e dini se çfarë do të thotë rregulli i katër dhuratave për fëmijët?

    LEXO GJITHASHTU

    PLD: Maqedonisë i duhen vetëm 90 deputetë dhe 15 ministri funksionale

    January 9, 2026

    Regjimi në Iran po kërcënon protestuesit me ekzekutime dhe të shtëna masive

    January 9, 2026

    Arsenali po përgatitet një ofertë të majme prej 74 milionë eurosh për yllin e Newcastle

    January 9, 2026

    PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

    January 9, 2026
    TË TJERA

    P Diddy i kërkon falje Trumpit në letër, presidenti amerikan thotë nuk do t’ia pranojë

    January 9, 2026

    Senegali me mund eliminon Malin, avancon në gjysmëfinale

    January 9, 2026

    Zyrtarët amerikanë arrijnë në Venezuelë për herë të parë që nga kapja e Maduros

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.