Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dhënë dritën jeshile për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Pastrimi”.
Propozimi është miratuar me votat e 34 asamblistëve, ndërsa në votim nuk pati vota kundër apo abstenime.
Gjatë diskutimit për këtë pikë, drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Leotrim Retkoceri e ka cilësuar themelimin e ndërmarrjes si një çështje të rëndësishme për kryeqytetin.
Ai ka deklaruar se krijimi i NPL “Pastrimi” është “jetik për kryeqytetin”.
Vendimi tashmë është miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. /Telegrafi/