KRU “Gjakova” Sh.A. ka njoftuar se është sanuar defekti në gypin me diametër Ø90 milimetra në rrugën “Ferid Domi”, duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë është rikthyer pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin. /Telegrafi/