Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se personat që hedhin mbeturina voluminoze në hapësira publike mund të gjobiten me 500 euro.
Sipas njoftimit, gjobat shqiptohen nga Inspektorati i Komunës.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit.
“Ta ruajmë bashkë ambientin, mos hidhni mbeturina në hapësira publike!”, thuhet në njoftimin e “Pastrimit”. /Telegrafi/