Autoritetet në Osetinë e Veriut kanë vendosur të pastrojnë qindra automjete të braktisura përgjatë rrugës që çon drejt kufirit me Gjeorgjinë.
Rreth 500 vetura janë grumbulluar në këtë zonë që nga viti 2022, shumica prej tyre të lëna pas gjatë largimit masiv të qytetarëve rusë nga vendi pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Gjatë katër viteve të fundit, automjetet janë zhveshur gradualisht nga pjesët e tyre. Prej tyre janë hequr rrotat, fenerët, pasqyrat, xhamat, ulëset dhe pjesë të tjera.
Në atë kohë, disa pronarë ua kishin shitur automjetet rishitësve lokalë për çmime shumë të ulëta, vetëm për t’i larguar para kalimit të kufirit.
Tani, Rosavtodor dhe autoritetet lokale kanë vendosur ta pastrojnë këtë varrezë veturash, e cila shtrihet për disa kilometra.
Automjetet që mund të riciklohen do të dërgohen për skrap, ndërsa pjesa tjetër do të transportohet në deponi. /Telegrafi/