Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për fillimin e punimeve për pastrimin e lumit “Toplluha” në segmentin Studençan–Nëpërbisht.
Muharremaj ka bërë të ditur përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë se në këtë pjesë po zhvillohet aksioni për pastrimin e shtratit të lumit.
Punimet synojnë përmirësimin e gjendjes së shtratit të lumit dhe mirëmbajtjen e hapësirës përgjatë tij. /Telegrafi/