KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrethana ende të paqarta.

Sipas njoftimit të Policisë, i plagosuri është shtetasi D. P., i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./RTSh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.