Punimet në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Pouskë të Prizrenit kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ajlin Shishko-Hajdari, ka vizituar objektin për të parë nga afër ecurinë e punimeve.
Sipas komunës, pas përfundimit të punimeve, objekti do të vihet në shërbim të banorëve të Pouskës dhe do të ofrojë hapësira për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive. /Telegrafi/