Real Madridi thuhet se ka marrë vendimin përfundimtar për të mos e transferuar Rodri Hernandezin pas një takimi sekret të zhvilluar gjatë Kupës së Botës.
Ish-futbollisti dhe analisti sportiv Poli Rincon ka zbuluar momentin kur drejtuesit e Real Madridit vendosën që mesfushori spanjoll të mos vishte kurrë fanellën e klubit madrilen.
“Më 13 korrik u zhvillua një takim dhe aty vendosën se Rodri nuk do të luajë kurrë për Madridin”.
Pas këtij vendimi, mundësia që kapiteni i Kombëtares së Spanjës të transferohej në Santiago Bernabeu u mbyll përfundimisht, ndërsa Real Madridi vazhdoi me lëvizje të tjera në merkato, përfshirë rinovimin e kontratës së Vinicius Junior dhe transferimin e Yan Diomandes.
“Pas kësaj, ata bënë gjëra për t’u dukur mirë para tifozëve dhe publikut”.
Analisti nuk bëri të ditura arsyet e plota që çuan në prishjen e negociatave, por pretendoi se Rodri nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ishte trajtuar gjatë bisedimeve me Real Madridin.
Sipas tij, mesfushori nuk ishte ndier mjaftueshëm i vlerësuar nga ana financiare dhe sportive, gjë që ndikoi në dështimin e marrëveshjes dhe hapi rrugën për transferimin e tij te Barcelona, me të cilën raportohet se ka nënshkruar deri në vitin 2030.
“Ajo që di me siguri është se Rodri nuk ishte shumë i lumtur gjatë negociatave me Madridin; me fjalë të tjera, ai nuk ndiente se ishte vlerësuar shumë”./Telegrafi/