KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërpritet furnizimi me ujë në qendër të Gjilanit

Ndërpritet furnizimi me ujë në qendër të Gjilanit

Banorët dhe konsumatorët në qendër të qytetit të Gjilanit do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se ndërprerja është bërë për shkak të punimeve që po realizohen nga Operatori Ekonomik (OE), në kuadër të procesit të digjitalizimit të pikave të prodhimit.

Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë në Qendër të qytetit është ndërprerë për shkak të punimeve që po realizohen nga Operatori Ekonomik (OE) në kuadër të digjitalizimit të pikave të prodhimit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës sa do të zgjasin punimet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.