Bokseri britanik me prejardhje nga Nigeria, Antony Joshua i shpëtoi vdekjes në një aksident të rëndë, ku mbeten të vdekur dy njerëz.
Joshua pësoi vetëm me disa lëndime të lehta, ndërsa është në spital – ku ka nisur shërimin.
Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar disa video, ku shihet Joshua duke u larguar nga makina që ishte përfshirë në aksident.
Aksidenti ndodhi në zonën e Makun, gjatë autostradës së ngarkuar Lagos – Ibadan Expressway, në shtetin Ogun. Automjeti i tij u përplas me makinën tjetër, kurse rrethanat e tjera vazhdojnë të hetohen.
Aksidenti vjen vetëm disa ditë pasi Joshua e rrahu keq Jake Paul, për ta mposhtur me nokaut dhe iu bërë me dije të gjithëve se ende po e ëndërron titullin e kampionit të botës në peshat e rënda./Telegrafi