Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 23 shtator 2026.
“Prishtinë / 23.09.20265 – 01:10-02:10. Është raportuar se dy persona të panjohur kanë depërtuar në lokalin e viktimës mashkull kosovar dhe nga arka kanë vjedhur para të gatshme si dhe kanë dëmtuar xhamin e lokalit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/