KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tmerr në ditëlindje, gruaja bie në një gropë 2.5 metra të thellë në oborr

Tmerr në ditëlindje, gruaja bie në një gropë 2.5 metra të thellë në oborr

Një grua nga New Yorku përjetoi momente tmerri në ditëlindjen e saj të 47-të, pasi papritur ra në një gropë të krijuar në oborrin e shtëpisë së saj.

Danielle Tammone ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj në Bohemia, Long Island, kur toka u shemb papritur nën këmbët e saj.

Ajo përfundoi në një gropë të mbushur me ujë dhe dhe.

“Ndodhi shumë shpejt. Papritur isha brenda një grope rreth 2.5 metra të thellë”, tregoi Tammone.

“Është ditëlindja ime. Kjo mund të jetë dita kur do të vdes”, tha ajo, duke kujtuar momentet e frikës.

– YouTube www.youtube.com

Thirrjet e saj u dëgjuan nga dy fqinje, të cilat e gjetën në gropë dhe telefonuan menjëherë policinë.

Eipet e emergjencës ulën një shkallë në gropë dhe e ndihmuan të dilte.

Pas shpëtimit, fqinjët dhe ekipet emergjente i kënduan “Happy Birthday”.

Tammone pësoi dëmtime të lehta, përfshirë tendosje muskulare dhe dëmtim të qafës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.