Sydney Sweeney bëri mjaft bujë me fushatën e saj të re të të brendshmeve “Send Nudes”, por ishte një detaj mbi gjoksin e saj që tërhoqi më shumë vëmendjen.
Aktorja 29-vjeçare, e cila së fundmi është përfshirë në polemika, i bëri një dedikim të fshehtë të dashurit të saj, producentit dhe manjatit Scooter Braun, 45 vjeç, në reklamën e saj të fundit për SYRN.
Në këtë set fotografik mjaft provokues, Sweeney kishte vendosur një varëse floriri me dy varëseza të vogla në formën e shkronjave “S” dhe “B”, si një referencë për të dashurin e saj “miliarder”.
Në fotografi, Sweeney kishte veshur një reçipetë në ngjyrë rozë të zbehtë, me detaje dantelle në pjesën e poshtme.
Flokët e saj karakteristikë biondë i kishte lëshuar në onde voluminoze, ndërsa nxirrte në pah pamjen e saj natyrale me një grim të lehtë dhe një nuancë rozë në buzë.
Në fillim të këtij muaji, Sweeney festoi ditëlindjen e saj të 29-të, ndërsa Braun i kushtoi asaj një urim emocionues.
Manjati publikoi një video ku shfaqej së bashku me yllin e “Euphoria”-s, duke kërcyer romantikisht nën yje, përpara një kështjelle italiane.
Në një moment të videos, e cila shoqërohej me këngën e dashurisë “My Love Mine All Mine” të Mitski-t, Braun e përkuli Sweeney-n gjatë kërcimit dhe më pas dukej sikur i dha një puthje në buzë.
Në përshkrimin e postimit, Braun falënderoi Sweeney-n që i kishte treguar se çfarë do të thotë një “partneritet i vërtetë”, ndërsa ndau disa nga gjërat që pëlqen më shumë tek ajo.