Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ndërtimi i Qendrës Multifunksionale po hyn në fazën finale.
Sipas Bulliqit, objekti do të ketë rreth 1,700 metra katrorë hapësirë, gjashtë salla të takimeve, ambiente për trajnime me kapacitete të ndryshme, zyra të administratës dhe një tarracë verore.
Qendra Multifunksionale synohet të shërbejë si hapësirë për të rinjtë, artistët, organizatat dhe qytetarët, duke ofruar mundësi për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe rinore.
Bulliqi ka theksuar se kjo qendër do të krijojë hapësira dhe mundësi të reja për komunitetin e Podujevës. /Telegrafi/