Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë

    January 2, 2026

    Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut

    January 2, 2026

    Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë
    • Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut
    • Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts
    • Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje
    • Në Norvegji gati të gjithë veturat e reja janë elektrike
    • BP: Vazhdon rritja dinamike e pagesave digjitale
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » VV dhe PDK formalizojnë bashkëqeverisjen në Podujevë, Shabani zgjidhet kryesues i Kuvendit

    VV dhe PDK formalizojnë bashkëqeverisjen në Podujevë, Shabani zgjidhet kryesues i Kuvendit

    korrektpressBy korrektpressDecember 29, 2025 Isak shabani 2 Mins Read
    VV dhe PDK formalizojnë bashkëqeverisjen në Podujevë, Shabani zgjidhet kryesues i Kuvendit
    VV dhe PDK formalizojnë bashkëqeverisjen në Podujevë, Shabani zgjidhet kryesues i Kuvendit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje politike për drejtimin e institucioneve komunale në Podujevë, duke vendosur bazat e bashkëpunimit në Kuvendin Komunal.

    Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, përfaqësuesi i PDK-së, Isak Shabani, është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në seancën e mbajtur të hënën. Shabani mori 21 vota pro dhe një abstenim, ndërsa përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

    Pas zgjedhjes, Shabani theksoi se funksionin e ri e sheh si përgjegjësi publike dhe u zotua për një qasje të hapur në udhëheqjen e punës së Kuvendit Komunal. Ai tha se do të angazhohet që vendimmarrja të zhvillohet në mënyrë transparente, në përputhje me ligjin dhe në shërbim të interesit qytetar.

    Në të njëjtën seancë, asamblistët votuan edhe për përbërjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, i cili do të përbëhet nga nëntë anëtarë.

    Ndërkohë, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka siguruar mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Podujevës. Bulliqi ka përshëndetur zgjedhjen e Shabanit në krye të Kuvendit Komunal, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim institucional.

    “Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal me shumicë votash është hap i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve. I uroj sukses z. Shabani dhe shpreh bindjen se përmes bashkëpunimit do të arrijmë rezultate konkrete në dobi të qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Garë shumë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit, vendimtare votat e diasporës

    Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, kush janë më të votuarit

    Më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK kur janë numëruar mbi 90 për qind e votave

    Kur kanë mbetur 262 kuti – më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK

    15 deputetët e LDK-së, garë e ngushtë mes 4 kandidatëve për dy mandatet e fundit

    ​Bllokadë, akuza dhe mosfunksionalizim: Krejt çka ndodhi në Kuvend gjatë vitit 2025

    ​Rënie e LDK-së në zgjedhje, Rama përjashton synimin për drejtimin e partisë

    LEXO GJITHASHTU

    Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë

    January 2, 2026

    Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut

    January 2, 2026

    Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts

    January 2, 2026

    Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Në Norvegji gati të gjithë veturat e reja janë elektrike

    January 2, 2026

    BP: Vazhdon rritja dinamike e pagesave digjitale

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.