NPL “Kastrioti” ka njoftuar se sektori i operativës ka zhvilluar aktivitete për renovimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Komunën e Obiliqit.
Sipas njoftimit, punëtorët e operativës kanë intervenuar në disa hapësira, me qëllim që ato të jenë më të pastra, të mirëmbajtura, funksionale dhe të sigurta për qytetarët.
Aktivitetet janë realizuar në: Stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, QKMF-në në Obiliq.
NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se mirëmbajtja e hapësirave publike është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të sektorit të operativës. /Telegrafi/