KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se gjatë punimeve në burimet dhe kaptazhet e Javorit mund të paraqiten turbullira të ujit në fshatrat Uçë e Naltë dhe Zhakovë e Naltë të Istogut.
Sipas njoftimit, ekipet e Njësisë Operative të Istogut kanë nisur ndërhyrjet në burimet e Javorit, në Bjeshkën e Stropcit, të cilat furnizojnë me ujë banorët e këtyre dy fshatrave.
Punimet përfshijnë rregullimin e kaptazheve, si dhe pastrimin e kaptazheve dhe rezervuarëve në këtë zonë.
Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, KRU “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët se mund të ketë turbullira të ujit gjatë kohës së punimeve.
Kompania nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjasin punimet. /Telegrafi/