Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur thirrjen publike për aplikim në projektin “Ngritja e Serrave”.
Në kuadër të këtij projekti parashihet mbështetja për gjithsej 40 sera, prej të cilave 30 do të kenë sipërfaqe prej 100 metrash katrorë, ndërsa 10 sera do të jenë me sipërfaqe prej 300 metrash katrorë.
Të drejtë aplikimi kanë fermerët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në shpalljen publike.
Sipas Komunës, përfituesit duhet të marrin pjesë me 30 për qind të vlerës së përgjithshme të serrës.
Përparësi do të kenë fermerët që merren me perimtari, si dhe kategoritë e tjera të përcaktuara në kriteret e shpalljes.
Komuna ka bërë të ditur se kriteret e plota, dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyra e aplikimit janë të përcaktuara në shpalljen publike. /Telegrafi/