KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kompania ajrore evropiane anuloi papritur të gjitha fluturimet e sotme: Jemi në prag të falimentimit!

Kompania ajrore evropiane anuloi papritur të gjitha fluturimet e sotme: Jemi në prag të falimentimit!

Linja ajrore norvegjeze me kosto të ulët Norse Atlantic, e goditur rëndë nga një rritje e ndjeshme e çmimeve të karburantit për shkak të luftës në Iran, njoftoi të enjten se ishte në prag të falimentimit dhe anuloi të gjitha fluturimet e planifikuara për atë ditë.

Kompania, e themeluar në vitin 2021 dhe e specializuar në fluturime të gjata, paralajmëroi të mërkurën se situata e saj financiare ishte kritike, pas së cilës aksionet e saj ranë deri në 85 përqind.

Nëse nuk ofrohet urgjentisht një zgjidhje afatshkurtër për financim, menaxhmenti synon të paraqesë një kërkesë për falimentim, tha kompania në një njoftim të dërguar Bursës së Oslos, duke shtuar se nuk ka asnjë garanci se do të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Si rezultat, të gjithë avionët e tyre u ndalën të enjten derisa të bëhet e qartë nëse kompania mund të shpëtohet. Norse Atlantic tha se ishte në bisedime me investitorë potencialë rreth një blerjeje të mundshme që do të përfshinte një injeksion financiar, por nuk zbuloi se për kë bëhej fjalë.

Vështirësitë në biznes të Norse Atlantic nuk janë të djeshme, por ato janë thelluar në mënyrë drastike pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të vajgurit të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Një fat i ngjashëm ka ndodhur edhe me transportues të tjerë evropianë – linja ajrore spanjolle Plus Ultra njoftoi të martën se po ndërpret operacionet, ndërsa letonezja Air Baltic kërkoi mbrojtje nga falimentimi sipas Kapitullit 11 në SHBA në shtator./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.