Më 15 tetor në Tiranë, Business Reset do të sjellë në një vend drejtues, sipërmarrës dhe profesionistë nga Shqipëria dhe Kosova, me fokus te zgjidhjet praktike që mund të aplikohen drejtpërdrejt në biznes.
Pjesë e programit do të jetë edhe Jonel Kristo, CEO i ISN Albania, i cili do të trajtojë temën “Where Corporate Culture Creates Team Harmony”, duke sjellë përvojën e tij në aktivitetet e team building dhe zhvillimin e ekipeve në kompani të ndryshme.
Diskutimi do të fokusohet te mënyra se si kultura e kompanisë ndikon në komunikim, lidership dhe performancën e ekipit, si dhe te roli që kanë aktivitetet praktike dhe experiential learning në forcimin e bashkëpunimit mes punonjësve.
Prezantimi i Kristos pritet të kombinojë përmbajtjen profesionale me elemente interaktive dhe argëtuese, në frymën e vetë konceptit të Business Reset: më pak format klasik konference dhe më shumë eksperiencë që përfshin pjesëmarrësit.
Business Reset mbahet më 15 tetor në Tiranë, ndërsa biletat janë në dispozicion në businessreset.al.