KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Partneriteti me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, Maqedonci publikon pamje nga punëtoria M2M

Partneriteti me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, Maqedonci publikon pamje nga punëtoria M2M

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sot se punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Maqedonci në një postim në Facebook ka publikuar pamje nga kjo punëtori.

“Punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, shkruan Maqedonci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.