Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë sulmuar me thikë dy persona të tjerë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:50, ndërsa dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/