Deri në orën 7:30 të mëngjesit, u regjistruan gjithsej 28 zjarre në hapësira të hapura, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Prej tyre asnjë nuk është aktiv, një është nën kontroll dhe 27 zjarre janë shuar.
Zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopisht është vënë nën kontroll: fshati Belica, rrethi komunal i Kajorec (Komuna e Makedonski Brod), duke u përhapur drejt Jasen (Komuna e Sopishtes) – pyll me bimësi të ulët dhe të përzier./Telegrafi/