KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni

Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Vendimi është marrë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa vjen pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest me burg” dhe pezullimin nga detyra.

Më herët, Rama kishte paralajmëruar përmes një reagimi në rrjetin social “X” se Hyseni do të shkarkohej menjëherë nga detyra.

Ai kishte bërë të ditur gjithashtu se pas kthimit të tij në Tiranë do të procedohej me përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SHISH.

Në dekretin e presidentit thuhet se shkarkimi është bërë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.