Disa nga dobësitë e vërejtura në raportin e publikuar sot nga Enti Shtetëror për Auditim mbi punën dhe kushtet në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë zvogëluar ndjeshëm nga ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Krizave, siguron Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
“Dobësitë e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, Mbrojtjes dhe Shpëtimit që thekson ESHA janë në thelb dobësi që unë i theksova si Drejtor i QMK-së dhe tani si Drejtor i DMSH-së. Disa nga këto dobësi janë zvogëluar ndjeshëm nga ndryshimet dhe plotësimet e vitit të kaluar në Ligjin për Menaxhimin e Krizave dhe disa nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim nga qershori i këtij viti”, thotë Angellov.
Ai shpjegon se, për sa i përket burimeve, situata është përmirësuar ndjeshëm. Këtë verë, pas disa vitesh, “air taraktorë” u servisuan në kohë dhe u vunë në funksion para fillimit të sezonit të zjarreve në ajër të hapur.
Ai thtoë se edhe numri i automjeteve zjarrfikëse është rritur gradualisht në vitet e fundit, duke përfshirë edhe automjetet speciale të DMSH-së (23 Pinzgauer, 15 BTR dhe 5 Ermine, të konvertuara në automjete zjarrfikëse).
Angellov shton se pavarësisht dobësive dhe mangësive ekzistuese, këtë verë Maqedonia është përballur me zjarret e hapura me suksesin më të madh deri më tani/Telegrafi/